MIRE SE ERDHET

Ndërmarrja Prodhuese "VALI" është themeluar në vitin 1995 në fillim si një ndërmarje e vogël për prodhimin e ngjitësit të pllakave të Qeramikës. Në vitin 1999 ndërmarrja ka filluar punën me një ritëm më intenziv të punës duke investuar fillimisht në resurset njerëzore dhe në teknologji.

Ky trend i Zhvillimit të Ndërmarjes sonë ka vazhduar nga viti në vit kështu në vitin 2007 ne kemi arritur te zgjerojmë kapacitetet tona ekzistuese të prodhimit dhe të Klientelës falë aplikimit të teknologjisë "know-how" dhe Certifikimit për kualitet nga ana e Institutit IMS dhe ISO 9001-2000

PRODUKTET MË TË SHQUARA

01.Granifix

Granifix është ngjitës qeramike me cilësi të lartë, i përbërë prej lidhësve mineral e Akrilik. Gjithashtu është rezistente ndaj lagështisë.

02.LLaç Glet Final 100

Është përzierje e bardhë, me granulometri shumë të imët, me bazë Gëlqere dhe e modifikuar me aditivë specialë.

03.Stirofix B

Është ngjitës me bazë çimento, i përforcuar me fibra dhe rezina akrilike. Ofron ngjitshmëri të lartë në fillim dhe më pas.

04.Fasadë minerale ABRIB

Vali Fasadë Minerale është produkt i para përzier, me kokrriza nga 1.2-2.0mm në përmbajtjen e vet, e përforcuar me rezina.

04.Vali Profi Color

Është ngjyrë me cilësi të lartë në bazë të rezinave akrilate i përshtatshëm për përdorim të brendshëm.

Të gjitha kategoritë
e prodhimeve tona të VALIFIX:


Ngjitës të qeramikave, Llaçra, Ngjitës të termoizolimeve, Fasada minerale, Fasada akrilike, Bazat, Ngjyrat e jashtme, Ngjyrat e brendshme, Auto nivelat, Hidroizoluesit

KUR KE PUNË NË SHTËPI !?

Valla spo dal, se kemi punë, Nana u qu, me la e me ly. Reklamë e shquar nga Valifix --- KUALITET NË NDËRTIMTARI

KUR NUK ECË VIKENDI !!

Epo kur nuk ecë vikendi, bëhu djal i mirë dhe lyje shtëpinë. Reklamë kjo nga Valifix --- KOSOVË/PRIZREN