Produktet Llaçra Llaç final 100

LLAÇ FINAL

Përshkrimi

Llaq Final 100 është përzierje e bardhë, me granulometri shumë
të imët, me bazë Gëlqere dhe e modifikuar me aditivë speciale.

Kur përzihet me ujin formohet një produkt në formë paste me veti
shumë të mira në punim, për trajtimin e mureve të brendshme të
ndërtesave.

 

Klasifikohet në kategorinë e llaçit GP CS II, WO në bazë të standartit
EN998-1.

Netto: 15 Kg

UDHËZIME

Sipërfaqja që do të trajtohet me llaç final 100, duhet të mos ketë në sipërfaqe pluhur, bojë ose mbetje të tjera. Nuk ka nevoje të lyhet sipërfaqja e mureve me bazë, përpara trajtimit me llaç final 100

Thesin e llaç final 100 e përziejmë në ujë duke e përdorur një mikser me shpejtësi të ngadaltë, derisa të arrihet një masë kremoze e cila të mund të punohet lehtë.

 

Përzierja aplikohet me vegël metalike me dy shtresa. Shtresa e dytë aplikohet pasi shtresa e parë të jetë tharë (pas 2-3 orë).

 

Lëmimi i sipërfaqes me letër të ashpër kryhet pas 12 orësh.

Thasët e letrës 15 kg: 12 muaj prej datës së prodhimit. Jetëgjatësia e mësiperme është e vlefshme vetëm kur produkti magazinohet në paketimin e vet të pademtuar, në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat.

INFORMATA

Llaçi final 100 përdoret për të stukuar sipërfaqet e mureve të brendshme, të cilat më pas do të lyhen me ngjyrë ose ndonjë shtresë tjetër. Eshtë e përshtatshme për sipërfage betoni, llaç me bazë qimento etj.

Përafërsisht 1,1 kg/ m²/mm trashësi shtrese

Dokumentet teknike

MSDS (LLAÇ FINAL 100)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (LLAÇ FINAL 100)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

Produkte