Produktet Fuga

Përshkrimi

VALI FUGË është produkt me bazë çimento, me ngjyra të ndryshme, dhe përdoret për mbushjen e fugave të pllakave të qeramikës. Ofron rezistencë të lartë mekanike, dhe stabilitet të ngjyrës.

 

E përshtatshme për fuga me trashësi 3-15 mm. Klasifikohet në kategorinë e mbushësit të fugave të tipit CG2 WA në bazë të standartit EN 13888.

Netto: 2 Kg

UDHËZIME

Substrati i mbuluar me pllaka qeramike duhet të jetë pastruar në mënyrë perfekte. Fugat duhet të pastrohen me kujdes me një sfungjer të njomë.

VALI FUGË shtohet ngadalë në ujë nën përzierjen e vazhdueshme me anë të një mikseri, derisa të arrihet një masë kremoze. Mikseri i përdorur duhet të ketë shpejtësi të ngadaltë. Përzierja duhet të lihet në qetësi për 10 minuta dhe më pas përzihet dhe një herë ngadalë.

 

Produkti hidhet mbi pllakat e qeramikës, dhe me një vegël gome, aplikohet në drejtim diagonal me fu gën, në mënyrë që fuga të mbushte plotësisht me material. Material që tepron, duhet të hiqet duke përdorur një sfungjer të njomë. Në fund, sipërfaqja mund të pastrohet me një leckë të thatë.

 

Në ambiente të jashtme ose në temperaturë të larta, trajtimi me sfungjer të njomë rekomandohet edhe pas disa orësh kur materiali është tharë.

Në thasë letre 2 kg: 12 muaj prej datës së prodhimit, nëse ruhet në paketimin origjinal, të pa demtuar, në vende të mbrojtura prej lageshtise dhe ngricave.

INFORMATA

VALI FUGË përdoret për aplikimin e fugave në mur dhe në dysheme, në ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Konsumi i VALI FUGË, varet prej dimensionit dhe thellësisë së fugës.

Dokumentet teknike

MSDS (VALI FUGË)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (VALI FUGË)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

TABELA NUANCAVE (VALI FUGË)

Ky dokument përmban të gjitha nuancat e VALI FUGË të cilat mund ti zgjedhni (PDF).