CILËSI DHE INOVACION

NË NDËRTIMTARII

Fabrikë prodhuese për materiale ndërtimore (Llaçra, Bazat, Ngjitës të pllakave, Ngjyra të brendshme dhe jashtme, Fasada, Ngjites të termoizolimeve, etj.). Ndërmarrja Prodhuese “VALI” është themeluar në vitin 1995. Kurse në vitin 1999 ndërmarrja ka filluar punën me një ritëm më intenziv të punës duke investuar fillimisht në resurset njerëzore dhe në teknologji.

Si mund tju ndihmojmë?

Kërkoni ngjyra?

Atëherë, ju keni ardhur në vendin e duhur! Shikoni zgjidhjet tona profesionale të lyerjes me ngjyra të brendshme dhe të jashtme

Do të dekoroni shtëpinë tuaj?

Zbuloni më shumë rreth teknologjive më të fundit që Vali përdor në produktet e tyre dekorative të fasadave!

Kërkoni zgjidhje për ngjitës të pllakave?

Njoftohuni më shumë rreth ngjitësve tanë të qëndrueshëm të pllakave

Kategoritë e Produkteve

Valifix ofron llaçra themelorë, llaçra rrafshues dhe final në bazë të çimentos ose në bazë gipsi. Për më shumë kliko këtu

Valifix ofron ngjitësat 'Stirofix' të cilat vijnë në ngjyrë të bardhë dhe hiri dhe përmbajn perforcim me fibra, e cila rrit ndjeshëm forcen e ngjitjes se pllakave të polistirenit dhe i bën të pa zëvendësueshme! Lexo më shumë duke klikuar këtu

Valifix ofron fasada minerale dhe akrilike me teknologji speciale e cila është kundër lagështisë, plasaritjeve, sporeve dhe ka jetëgjatësi. Zbuloni më shumë duke klikuar këtu

Valifix ofron ngjitësa të përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me veti absorbuese dhe jo absorbuese, (psh gres porcelanato), gurë natyral, tulla dekorative, pllaka me dimensione të mëdha, etj, në mur ose në dysheme, mbi substrate të ndryshme, veçanërisht aty ku kërkohet ngjitshmëri e lartë, elasticitet dhe rezistencë ndaj lagështisë. Për të zbuluar më shumë kliko këtu

VALI FUGË është produkt me bazë çimento, me ngjyra të ndryshme, dhe përdoret për mbushjen e fugave të pllakave të qeramikës. Ofron rezistencë të lartë mekanike, dhe stabilitet të ngjyrës. Zbulo më shumë duke klikuar këtu

Valifix ofron ngjyra të brendshme dhe të jashtme që përdoren me lehtësi, në të gjitha llojet e siperfaqeve ne mjedise të mbrendshme dhe të jashtme. Zbulo më shumë duke klikuar këtu

 

Valifix poashtu ofron edhe produkte të cilat përdoren si bazë në siperfaqe të ndryshme për fasada, ngjyra etj. Zbuloni më shumë duke klikuar këtu

VALI HIDROL 2K është hidroizolues elastik me 2 komponente që aplikohet me brushë. Përbëhet nga dy grupe produktesh, një me bazë çimento (Komponenti A) dhe grupi tjetër përbëhet nga emulsion rezinash (Komponenti B). Zbulo se çka ofron ky produkt më shumë duke klikuar këtu

Vali ofron produkte auto nivelant të cilat përdoren si shtresë përfundimtare për dysheme në vende industriale. Zbulo më shumë duke klikuar këtu

KUALITET NË NDËRTIMTARI

Sistem kompozit termoizolues i jashtëm

Ligji për Planifikimin Hapësinor dhe i Ndërtimit përcakton se një nga kërkesat themelore për ndërtimin eshte kursimi i energjisë dhe mbrojtja termike. Një nga mënyrat më të zakonshme që plotësojnë kërkesat e kursimit të energjisë dhe mbrojtjen termike te mureve të jashtme është përdorimi i sistemit të ndërlidhur për izolim termik të jashtëm

Si ta zgjedhni ngjyrën e duhur?

Përzgjedhja e ngjyrave të mureve, e cila është një nga çështjet më të rëndësishme pas pikave themelore të tilla si rinovimi, zgjedhja e mobiljeve, përcaktimi i zonave të përdorimit gjatë rregullimit të hapësirave të jetesës, është një hap vendimtar në dekorimin e shtëpisë. Vali color system është sistemi ideal për ngjyrosjen e shtëpisë tuaj

ZGJIDHJA JONË

Valifix ofron zgjidhje të ndryshme prej llaçrave themelorë, e deri tek shtresa finale siç janë fasadat dhe ngjyrat, të cilat poashtu të gjitha mund të pigmentohen me Vali color system. Produktet e Valifix janë produkte me kualitet dhe konsistencë shumë të lartë e cila bën Valifix të veçohet.

MBROJTJE NDAJ LAGËSHTISË

Kjo teknologji është krijuar për ta mbrojtur dyfish fasadën ndaj lagështisë dhe mykut.

MBULUESHMËRI E PLOTË

"Revolution in Opacity” është teknologji e cila mundëson mbulueshmërinë e plotë me ngjyrë.

FIBER TEKNOLOGJI

Me “Fiber Technology” ju do të keni mbrojtje të plotë të fasadës ndaj qarjeve të mundshme.