Produktet Auto nivelant Vetë nivelizues

VETË NIVELIZUES

Përshkrimi

Vali vetënivelizues, përdoret për nivelizimin e sipërfaqeve të dyshemeve, e cila përmban lidhje hidraulike dhe rezina akrilike. Karakterizohet me një forcë të lartë mekanike, ngjitje jashtzakonisht të mirë në sipërfaqe, punueshmëri të shkëlqyer, forcues i shpejtë dhe tharje të shpejtë. Dyshemeja e finalizuar siguron një sipërfaqe të lëmuar, të sheshtë dhe të fortë e cila për një kohë të shkurtër është e gatshme për mbulim me shtresa të tjera përfundimtare. E përshtatshme për trashësi të shtresave prej 1-10 mm. Vali vetënivelizues kategorizohet si material sipas standardeve europiane EN13813 CT-C30-F7-AR4 (hiri).

Netto: 25 Kg

UDHËZIME

Substrati duhet të jetë i tharë, i qëndrueshem, pa pluhur, yndyrë,copëza pluhuri etj. Fillimisht sipërfaqja në të cilën do të vendoset vetnivelizuesi duhet të aplikohet baza silicate Vali VS 80. Vetnivelizuesi vendoset pas tharjes së plotë (pas 2 orësh) të bazës Vali VS 80. Konsumi i bazës: 200-300 g/m².

Vali vetënivelizuesit i shtojmë gradualisht ujë 6 – 6,51 L duke e përzier ngadalë me mikser elektrik derisa të formohet masa homogjene e lëngshme pa kokrra. Përzierja më pas nduhet të pushojë 2-3 min, dhe përsëri të përzihet para përdorimit.

 

Masa e përgatitur në këtë mënyrë hidhet në tërë sipërfaqen ku do të bëhet nivelizimi, më pas shpërndarja e masës bëhet me ndihmën e veglës metalike derisa të arrihet trashësia e dëshiruar. Menjëherë pas nivelizimit të dyshemesë duhet të përdoret vegla rol dhëmbëzor për të liruar ajrin e mbledhur në masën nivelizuese.

12 muaj prej datës së prodhimit në qoftë se magazinohet me paketim origjinal, të padëmtuar, dhe në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat

INFORMATA

E përshtatshme për përdorim të brendshëm. Mund të jetë edhe si shtresë përfundimtare në bodrume, nën kulme, magazina shtëpijake etj, po ashtu është e përshtatshme për nivelizimin e dyshemeve ku është e vendosur ngrohja qendrore me sistem nëndysheme. Vali vetnivelizues mund të pëdoret si shtrese përfundimtare në zona të banimit nëse Vali VS 80 lyhet paraprakisht ku do të mundësojë forcimin e bazamentit dhe do të jetë qëndrueshme ndaj kimikateve dhe ujit (hidrofobike)

Konsumi: 1,65 kg/m² varësisht prej trashesise se shtresës.

Dokumentet teknike

MSDS (VETËNIVELIZUES)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (VETËNIVELIZUES)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

Produkte