Produktet Ngjitës të pllakave Super Acryl

SUPER

Përshkrimi

Super Acryl është ngjitës qeramike me cilësi të lartë, i përbërë prej lidhësve mineral dhe Akrilik. Ofron ngjitshmëri të lartë prej fillimit dhe më pas, dhe është rezistent ndaj lagështisë dhe ka veti elastike. Ka aftësi shumë të larta antirreshkitëse (pllakat nuk rrëshkasin pasi ngjiten në mur) dhe ofron kohë punimi të gjatë.

 

Klasifikohet në kategorinë e ngjitësave C2 TE S2 në bazë të standartit EN 12004 dhe EN 12002.

Netto: 25 Kg

UDHËZIME

Sipërfaqja që do të vishet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, yndyrë, bojë, mbetjesh materialesh të ndryshme etj. Rekomandohet njomja e substratit përpara aplikimit.

Super Acryl hidhet ngadalë në ujë, nën përzierjen e vazhdueshme, derisa një trajtë paste uniforme të krijohet. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një përzierësi me rrotullim të ngadaltë. Përzierja duhet të lihet në qetësi për 10 minuta, dhe më pas duhet përzier dhe një herë ngadalë.

 

Pllakat e qeramikës duhet të shtrohen në substrat duke përdorur vegël dhëmbëzore, në mënyrë që ngjitësi të aplikohet uniformisht në të gjithë sipërfaqen. Pllakat e qeramikës duhet të fiksohen duke i vendosur dhe pastaj presuar në pozicionin e dëshiruar.

 

Sipërfaqja e aplikuar duhet të mbulohet me pllaka qeramike Brenda 20 minutave në mënyrë që të evitohet formimi i “cipës” ose përpara se ngjitësi të fillojë të thahet.

12 muaj prej datës së prodhimit në qoftë se magazinohet me paketim origjinal, të padëmtuar, dhe në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat

INFORMATA

Super Acryl është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave me veti absorbuese dhe jo absorbuese, (psh gres porcelanato), gurë natyral, tulla dekorative, pllaka me dimensione të mëdha, etj, në mur ose në dysheme, mbi substrate të ndryshme, veçanërisht aty ku kërkohet ngjitshmëri e lartë, elasticitet dhe rezistencë ndaj lagështisë (psh. mure të vjetra, dysheme me ngrohje etj.)

E pershtatshme për ambiente te jashtme dhe të brendshme.

1.5-4,0 kg/m², në varësi të përmasave të dhembe zave të vegles së punës dhe natyres se substratit.

Dokumentet teknike

MSDS (SUPER ACRYL)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (SUPER ACRYL)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

Produkte