Produktet Fasada Decplast full 1.0 mm

1.0 mm

Përshkrimi

Decoplast full 1.0 mm është produkt i para përzier,me kokrriza nga 1.0 mm në përmbajtjen e vet, e përforecuar me rezina. Decoplast full 1.0 mm ofron:

 

-Aftësi të lartë kundrejt thithjes së ujit në bazë të DIN 18550.

 

-Aftësi të lartë për avullimin e ujit prej sistemit (efekti i frymëmarrjes së sistemit).

 

-Veti të standartizuara dhe stabël.

 

-E përshtatshme për aplikime të brendshme dhe të jashtme.

 

-Parandalon krisjen ose çarjen e mureve shumë më mirë se llaçi normal.

 

-Aplikohet shumë lehtë. Klasifikohet në kategorinë e llaçit GP CS II, W2 sipas standartit EN 998-1.

Netto: 25 Kg

UDHËZIME

Substrati duhet të mos ketë mbetje pluhuri, yndyre ose mbetje të natyrave të tjera. Rekomandohet që përpara aplikimit të Vali Fasade Minerale Full, substrati të lyhet me Vali Groundputz, e cila ul aftësinë thithëse të substratit për të siguruar në strukturë dhe paraqitje homogjene në të gjithë sipërfaqen.

Decoplast hidhet në ujë të pastër duke e përzier vazhdimisht, derisa një masë kremoze të formohet. Perzierësi duhet të jetë i pastër, për të mënjanuar ndikimin në ngjyrën e fasadës. Fasada aplikohet me dorë, duke përdorur vegël metalike. Më pas fasada punohet me vegël plastike duke i dhënë drejtim horizontal, vertikal ose rrethor, në varësi të strukturës përfundimtare që kërkohet. Koha e punës varet nga aftësia ujëthithëse e substratit dhe temperatura e ambientit gjatë aplikimit.

12 muaj prej datës së prodhimit në qoftë se magazinohet me paketim origjinal, të padëmtuar, dhe në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat

INFORMATA

Decoplast full përdoret për të krijuar një sipërfaqe me reliev, që nuk përthith ujë dhe aplikohet mbi substrate ku kerkesa per ngjitshmeri dhe elasticitet është e madhe. Decoplast full eshte shtresa perfundimtare. Në kombinim me ngjitesat e stiroporit formojnë sistemin e termoizolimit.

Afërsisht 1,4 kg/m2/mm trashesi aplikimi te fasades. Rekomandohet të aplikohet netrashesi 2,5-3,5 mm.

Dokumentet teknike

MSDS (DECOPLAST FULL)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (DECOPLAST FULL)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

Produkte