Produktet Fasada Decorite strukturë

DECORITE

Përshkrimi

Dekorite është llaç akrilik, gati për t’u përdorur, në trajtë paste, me ngjyrë të bardhë por mund të pigmentohet sipas dëshirës. Përmban agregate me përmasa të përzgjedhura që të formojnë një strukturë dekorative të përsosur. Ofron përfitimet e mëposhte:

-Elasticitet të lartë dhe ngjitshmëri të fortë në substrat.

-Jep mundësinë e strukturave të ndryshme në varësi të mënyrës të punës.

-Ka veti shumë të mirë hidrofobike në bazë të standartit EN1062-3.

-Ka aftësi të mira për përshkueshmërinë e avujve të ujit.

-Nuk ka nevojë për t’u lyer fasada më pas.

-Rezistente ndaj alkalineve në bazë të standaritit DIN 18556.

-Parandalon plasaritjet shumë më mirë se fasadat me sistemin normal çimento-gëlqere.

-E thjeshtë për aplikim dhe shkurton kohën e punës

-E përshtatshme për ambiente të jashtme dhe të brendshme.

Netto: 20 Kg

UDHËZIME

Substrati duhet të jetë i thatë, i pastër dhe pa mbetje të pluhurit, yndyrës ose materialeve të tjera. Trajtimi me Vali Groundputz rekomandohet përpara aplikimit te fasades dekorative. Sipërfaqet e lëmuara dhe jo absorbuese duhet të trajtohen më parë me Vali TiefGrund. Vali Dekorite aplikohet pasi Vali Groundputz ose Vali TiefGrund është tharë plotësisht.

Vali Decorite duhet të përzihet në kovën e vet, përpara aplikimit. Përzierja duhet të kryhet me përzierës të ngadaltë për të eleminuar futjen e bu lëzave të ajrit në system. Produkti aplikohet me dorë, duke përdorur një vegël metalike të lëmuar. Ndërkohë që është akoma e njomë (pas 20 min) fasada trajtohet me vegël plastike, duke e fërkuar në drejtim horizontal, vertikal ose rrethor në varësi të dukjes finale që dëshirohet në sipërfaqe.

 

Koha e punës varet prej aftësisë absorbuese të substratit si dhe temperaturës së ambientit.

12 muaj prej datës së prodhimit, nëse ruhet në paketimin origjinal, të padëmtuar, dhe i ruajtur në ambiente me temperaturë nga +5°C dhe +35°C .

 

Duhet mbrojtur prej ekspozimit direkt nën diell dhe në ngrica

INFORMATA

Decorite aplikohet si shtresë përfundimtare, për të krijuar një sipërfaqe të bardhë ose të ngjyrosur, hidrofobike dhe me strukturë të kënaqeshme. Mund të aplikohet mbi të gjitha llojet e substrateve si llaç beton, pllaka gipsi etj. 

 

E përshtatshme për aplikime në ambiente të jashtme për shkak të vetive të larta elastike dhe ngjitshmërisë në substrat, është produkti ideal për sistemet e termoizolimit në fasadat e ndërtesave.

Afërsisht 1,6  kg/ m²/ mm

Dokumentet teknike

MSDS (DECORITE FULL/STRUKTURË)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (DECORITE FULL/STRUKTURË)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

Produkte