Produktet Hidroizolime Hidrol H10 (2K)

HIDROL H10 (2K)

Përshkrimi

VALI HIDROL 2K është izolues elastik me 2 komponent që aplikohet me brushe. Përbëhet nga dy grupe produktesh, një me bazë çimento (Komponenti A) dhe grupi tjetër përbëhet nga emulsion rezinash (Komponenti B). Pasi thahet dhe forcohet, formon një membranë homogjene dhe elastike e cila ofron avantazhet e mëposhtme:

– ka aftësi rezistuese kundër plasaritjeve të substratit.

– Parandalon përshkrimin e ujit me presion deri në 7 atm në bazë të standartit DIN 1048.

– Mbron betonin nga karbonizimi.

– ka aftësi të lejojë avullimin e ujit.

– Rezistente me kalimin e kohës.

– Aplikim i lehte dhe me kosto të ulët.

Netto: 25 Kg

UDHËZIME

Substrati duhet të jetë i pastër, pa mbetje yndyre, pluhur ose mbetje të tjera. Vrimat ose hapësirat boshe në substrat duhet të mbushen dhe trajtohen më parë në mënyrë që të jenë në nivel të barabartë me sipërfaqen tjetër.

Thesi që përmban 25 kg (komponenti A), shtohet në 8 kg leng (komponenti B) nën përzierjen e vazhdueshme derisa të perftohet një përzierje e cila mund të aplikohet me brushe. E gjithë sipërfaqja e substratit duhet të lyhet mirë por duke mos lënë vrima të cilat mund të shërbejnë më vonë për futjen e ujit. Materiali aplikohet me brushe në më shumë se 2 shtresa ose më shumë në varësi të kushteve të substratit dhe prezencës së ujit.

 

Trashësia e shtresës duhet të jetë më pak se 1 mm sepse mund të shfaqen plasaritjet. Secila shtresë aplikohet pasi shtresa e mëparshme është tharë. Aplikimi i njomë duhet të mbrohet prej temperaturave të larta, shiut dhe ngricave. Në këndet ku Vali Hidrol 2K do të ketë nevojë të përforcohet, rekomandohet përdorimi i rrjetës me polyester ose fibra plastike.

Komponenti A: 12 muaj prej dates se prodhimit, nasruhet ne paketimin origjinal te pademtuar, ne vende te mbrojtura nga lageshtia dhe ngrica.

 

 

Komponenti B: 12 muaj prej datës së prodhimit, nëse ruhet në paketimin origjinal, jo te hapur, në temperature +5°C and +35°C. Duhet të mbrohet nga ekspozimi direkt në diell dhe nga ngricat.

INFORMATA

Perdoret për të hidroizoluar siperfaqet e perbera prej betoni, llaci, tulle, blloqe çimentoje, etj, siperfaqe të cilat kanë ose pritet të kenë plasaritje. Eshte produkt ideal per tarracat, çatitë e betonit, ballkonet si dhe siperfaqe të tjera (banjo, kuzhinat) të cilat më pas do të vishen me pllaka qeramike.

Në varësi të ndikimit të ujit, minimum i konsumit në varësi edhe të trashësisë mund të jetë si më poshtë:

 

EFEKTI UJIT:                Lageshti 

KONSUMI MINIMAL:  2,0 kg/m²

TRASHESIA MIN:        Afërsisht 1,5 mm

 

EFEKTI UJIT:                Ujë pa presion

KONSUMI MINIMAL:  3,0 kg/m²

TRASHESIA MIN:        Afërsisht 2,0 mm

 

EFEKTI UJIT:                Ujë me presion

KONSUMI MINIMAL:  3.5-4.0 kg/m²

TRASHESIA MIN:        Afërsisht 2,5 mm

Dokumentet teknike

MSDS (HIDROL H10 (A))

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

MSDS (HIDROL H10 (B))

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (HIDROL H10 A + B)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)