Produktet Llaçra Llaç 150

LLAÇ RRAFSHUES

Përshkrimi

Llaç Rrafshues 150 është masë rrafshuese me granulometri të imët, me bazë çimenton, e modifikuar me rezina akrilike, për aplikime në ambiente të brendshme.

 

Duke e përzier me ujë, do të formohet një masë kremoze me veti shumë te mira për t’u aplikuar, e përshtatshme për rrafshimin e sipërfaqeve

 

Klasifikohet si llaç i kategorisë PCC R2 në bazë të standartit EN1504-3.

Netto: 25 Kg

UDHËZIME

Substrati duhet të jetë i qëndrueshëm, pa përmbajtje pluhuri, yndyre ose mbetje të tjera

Llaç Rrafshues 150 shtohet ngadale në një enë me ujë, nën përzierjen e ngadaltë, derisa të formohet një masë kremoze.

 

Masa e pregatitur duhet të lihet të pushoj për 10 minuta dhe pastaj përsëri të përzihet me mikser elektrik.

12 muaj prej datës së prodhimit në qoftë se magazinohet me paketim origjinal, të padëmtuar, dhe në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat

INFORMATA

-Rrafshimi i sipërfaqeve të mureve

 

-Mbulimi i plasaritjeve, poreve ose çarjeve të sipërfaqeve të mureve

Përafërsisht 1,3 kg/ m²/cm  shtresë trashësie

Dokumentet teknike

MSDS (LLAÇ 150)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (LLAÇ 150)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

Produkte