Produktet Ngjitës të pllakave Valifix

VALI

Përshkrimi

Valifix është ngjitës qeramike me bazë çimento. Ofron ngjitshmëri të lartë prej fillimit dhe më pas, dhe është rezistente ndaj lagështisë. Ka veti shumë të mira kundër rrëshkitjes së pllakave të qeramikës kur aplikohen në pozicion vertikal.

 

Klasifikohet në kategorinë e ngjitësave C1 T në bazë të standartit EN 12004.

Netto: 25 Kg

UDHËZIME

Sipërfaqja që do të vishet duhet të jetë e pastër, pa pluhur, yndyrë, bojë, mbetjesh materialesh të ndryshme etj. Rekomandohet njomja e substratit përpara aplikimit.

Valifix hidhet ngadalë në ujë, nën përzierjen e vazhdueshme, derisa një trajtë paste uniforme të krijohet. Për përzierjen rekomandohet përdorimi i një përzierësi me rrotullim të ngadaltë. Përzierja duhet të lihet në qetësi për 10 minuta, dhe më pas duhet përzier dhe një herë ngadalë.

 

Pllakat e qeramikës duhet të shtrohen në substrat duke përdorur vegël dhëmbëzore, në mënyrë që ngjitësi të aplikohet uniformisht në të gjithë sipërfaqen. Pllakat e qeramikës duhet të fiksohen duke i vendosur dhe pastaj presuar në pozicionin e dëshiruar.

 

Sipërfaqja e aplikuar duhet të mbulohet me pllaka qeramike Brenda 20 minutave në mënyrë që të evitohet formimi i “cipës” ose përpara se ngjitësi të fillojë të thahet.

12 muaj prej datës së prodhimit në qoftë se magazinohet me paketim origjinal, të padëmtuar, dhe në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat

INFORMATA

Valifix është i përshtatshëm për ngjitjen e pllakave të qeramikes ne mure dhe ne dysheme, në sipërfaqe të përbëra prej betoni, tulle, llaçi etj, per ambiente të jashtme dhe te brendshme.

1.5-4,0 kg/m², në varësi të përmasave të dhembe zave të vegles së punës dhe natyres se substratit.

Dokumentet teknike

MSDS (VALIFIX)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (VALIFIX)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

Produkte