Produktet Ngjitës të termoizolimeve Stirofix Z

STIROFIX

Përshkrimi

Vali Stirofix-Z është ngjitës me bazë çimento me ngjyrë hiri, i përforcuar me fibra dhe rezina akrilike. Ofron ngjitshmëri të lartë në fillim dhe më pas, elasticitet dhe rezistencë ndaj lagështisë.

 

Klasifikohet si llaç i kategorisë GP CS IV W2 në bazë të standartit EN 998-1 dhe si ngjitës i kategorisë C2E në bazë të standartit EN 12004.

Netto: 25 Kg

UDHËZIME

Sipërfaqja e cila do të termoizolohet duhet të jetë pa pluhur, yndyrë, mbetje të ndryshme ose bojë. Rekomandohet që të izolohet sipërfaqja e mureve plotësisht përpara aplikimit.

Si ngjitës: 

 

Stirofix-B hidhet ngadale në ujë duke e përzier vazhdimisht derisa një masë homogjene në trajtë paste të formohet. Rekomandohet të përdoret një mikser me shpejtësi të ngadaltë. Përzierja duhet lënë në qetësi për 10 minuta, dhe më pas duhet përzier dhe një herë për një kohë të shkurtër. Në sipërfaqe të lëmuara, ngjitësi aplikohet duke përdorur vegël me dhëmbëza, në mënyrë që të mbulojë sipërfaqen e substratit në mënyre të njëjtë. Në sipërfaqe jo të lëmuara dhe të paniveluara, ngjitësi aplikohet me vegël përgjatë perimetrit të polisterolit dhe në qendër të tij. Më pas pllakat e polisterolit ngjiten në substrat duke i presuar dhe niveluar në pozicionin e dëshiruar. 

 

Si llaç rrafshues: 

 

Fillimisht materiali aplikohet me një vegël metalike të rrafshët, me trashësi maksimale 3 mm. Akoma pa u tharë ngjitësi aplikohet rrjeta plastike dhe presohet me vegël metalike të rrafshët, në mënyrë që të zhytet në ngjitës. Në fund sipërfaqja rrafshohet mirë dhe hiqet ngjitësi i tepërt.

12 muaj prej datës së prodhimit në qoftë se magazinohet me paketim origjinal, të padëmtuar, dhe në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat

INFORMATA

Vali Stirofix-B përdoret ne kombinim me Vali Fasade Minerale ose Vali Decorite për të krijuar sistemin e fasadave termoizoluese. Eshte e pershtatshme për ngjitjen e pllakave te polistirenit, leshit të xhamit, poliuretaneve etj, ne fasada me substrat betoni, llaçi ose tulle.

 

Perforcimi me fibra rrit ndjeshëm forcen e ngjitjes se pllakave të polistirenit, si dhe është substrati ideal për shtresën e fasades përfundimtare.

Si ngjitës: 2,0-4,0 kg/m², në varësi të dhembëzave të veglës së aplikimit dhe natyrës së substratit.

 

Si shtresë rrafshuese: 1,5 kg/m²/mm.

Dokumentet teknike

MSDS (STIROFIX Z)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (STIROFIX Z)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)

UDHËZIME RRETH APLIKIMIT TË SISTEMIT ETICS

Ky dokument përmban udhëzime profesionale për aplikimin e sistemeve kompozite për termoizolim të jashtëm. (PDF) (SHQIP)

Produkte