Produktet Ngjyra Fasadex

Përshkrimi

Fasadex është ngjyrë me cilësi shumë të lartë me baze të rezinave akrilike dhe me përmbatje të ulët të materieve të tretshme (LOW VOC). Vali Fasadex karakterizohet nga veti shumë të larta kundër ujëthithjes dhe rezistencës ndaj kushteve atmosferike. Ka aftësi shumë më të mira se bojrat klasike sepse nuk lejon penetrimin e ujit parandalon shfaqjen e mykut si dhe i lejon murit frymëmarrje. Eshtë produkt ideal për zonat ku ka përmbajtje lagështie të lartë. Ofron ngjiteshmëri të lartë në çdo lloj të substratit si llaç, beton, dru etj. Punohet shumë shpejtë dhe ka aftësi shumë të mira mbuluese.

Netto: 25 Kg dhe 5 Kg

UDHËZIME

Substrati në të cilën do të vendoset Fasadex nuk duhet të përmbajë mbetje yndyre, pluhur ose mbetje të tjera. Plasaritjet ose bashkimet duhet të mbushen duke përdorur Vali llaç 110. Sipërfaqja lyhet më parë me Vali Tiefground të holluar me rreth 20% uje të pastër. Kjo bazë është ideale për stabilizimin e sipërfaqeve të substratit ku kemi strukturë me pluhur.

Para përdorimit ngyra përzihet ngadalë dhe aplikohet siç është ose duke e holluar me 5-10% ujë të pastër.

Dy shtresa fasadex aplikohen duke përdorur rrul ose furcë. Shtresa e dytë aplikohet pasi të jetë tharë plotësisht shtresa e parë.

12 muaj prej datës së prodhimit në qoftë se magazinohet me paketim origjinal, të padëmtuar, dhe në vende të mbrojtura nga lagështia dhe ngricat

INFORMATA

Fasadex perdoret per ngjyrosjen e objekteve ne siperfaqet e jashtme ne ndertesa te reja ose egzistuese mbi te gjitha llojet e siperfaqeve si p.sh. beton, llaq, tulla,pllaka gipsi etj.

Dokumentet teknike

MSDS (FASADEX)

Fleta e të dhënave të sigurisë së produktit (MSDS) është një dokument që liston informacione në lidhje me sigurinë dhe shëndetin në punë për përdorimin e substancave dhe produkteve të ndryshme. (PDF) (ENGLISH)

TABELA TEKNIKE (FASADEX)

Tabela teknike është një dokument që përmbledh performancën dhe karakteristikat e detajizuara kimike të produktit (PDF) (ENGLISH)